E enjte, 9 qershor 2011, NOA- Vietnami me Kinën prej disa kohësh po përballen me një luftë të ftohtë, bëhet fjalë për luftë online përmes internetit.
Mediat e të dyja vendeve raportojnë se piratë informatikë nga Vietnami dhe Kina kanë nisur një fushatë ndaj njëri-tjetrit, duke vënë në shenjë qindra faqe interneti, duke përfshirë edhe ato qeveritare.
Më tej theksohet se kjo luftë online vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar për shkak të pretendimeve territoriale të secilës palë.
Në përplasjet në web-et e tyre, piratët kinezë vendosën flamurin e Kinës në web site-et vietnameze, ndërsa ata vietnamezë vendosën foto të personave të armatosur në faqet kineze.
E gjithë kjo ka si shkak pretendimet territoriale mbi disa ishuj në detin e Kinës së Jugut.
a.y/NOA