English

Parashikimi i motit për 10 Qershor 2011

Tiranë, 9 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare por me vranësira dhe shira të dobët do të nisë dita në zonat Lindore të Shqipërisë. Mesdita do të jetë me diell në të gjithë territorin.

Edhe gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga kthjellime duke lënë sërish zonat malore me vranësira dhe shira të izoluar. Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të jenë në Korçë, Pogradec, Ersekë, Maliq. Gjatë natës parashikohet largim i vranësirave dhe shirave edhe nga këto zona duke ri-kthyer motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, i gjithë kontinenti Europian do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Europa Veriore, Veriperëndimore dhe Qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Shira më të dendur do të bien në vendet e Balltikut, Ishujt Britanike. Po ashtu vranësira, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në Europën jugperëndimore dhe në Alpe. Përsa i përket Mesdheut dhe Ballkanit gjatë paradites do të ketë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa pasditja do të sjellë vranësira dhe për pasojë rrebeshe shiu në të gjithë këto rajone, me problematike situata paraqitet në Ballkani Lindor.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Polonia do të rrezikohet nga shira intensiv

- Zona e Alpeve alarmon rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere

- Portugalia dhe Spanja rrezikojnë stuhi të forta ere, dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE