English

Pas stuhive Shqipëria goditet nga tërmetet

E enjte, 9 qershor 2011, NOA- Nata e kaluar nuk ka kaluar e qetë për shqiptarët, pasi në të gdhirë të ditës së sotme shkrepëtima dhe rrufe kanë alarmuar banorët e Tiranës, por edhe të disa qyteteve të tjera.

Si pasojë e tyre ka pasur edhe ndërprerje të energjisë, por edhe përmbytje në zona të veçanta, ku në kundërshtim nga herë të tjera, forca e tyre dhe zhurma e shkaktuar nga vetëtima e bubullima e ka trazuar gjumin e qytetarëve.

Por, nuk mbaron me kaq... edhe pasditja e sotme nuk ka kaluar lehtë dhe sërish kanë qenë efektet e natyrës.

Në qytetin e Beratit dhe atë të Fierit janë regjistruar tërmete, ku epiqendra mendohet të ketë qenë në qytetin e Beratit, ku banorët e zonës janë shqetësuar nga lëkundjet e shënuara, por që fatmirësisht kanë zgjatur vetën pak çaste duke mos shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.

Raportohet që intensiteti i tërmetit të ketë qenë 4 ballë i shkallës riter, ndërsa pritet konfirmimi nga sizmiologët.

Në ditët në vijim meteorologët pohojnë se temperaturat e larta do të karakterizojnë vetëm pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë të saj, gjithçka pothuajse do të ndryshojë.

Ndërsa sipas shërbimit meteorologjik MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare, por me vranësira dhe shira të dobët do të nisë dita në zonat Lindore të Shqipërisë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • DEKA23:41 - 09 Qershor 2011
    Ne qytetin e Beratit u ndie nje termet shume i fuqishem si anjehere tjeter me lekundje jo vetem anesore por edhe nga posht larte.Nje fat i madh qe nuk zgjati shume por pak sekonda.Ishalla nuk perseritet me se do jete nje katastrofe me ndertimet qe ne kemi.