Tiranë, 9 qershor 2011, NOA- Jorida Tabaku, e zgjedhura e Partisë Demokratike për këshillin bashkiak të Tiranës, reagoi në emër të selisë blu lidhur me akuzat e Partisë Socialiste dhe deputetit të saj Damian Gjiknuri për vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Sipas saj, zbardhja e vendimit nga ana e Kolegjit u bë brenda afatit ligjor dhe larg ndikimit të presionit politik.
Sakaq Tabaku theksoi se, “Ndërkohë që pala tjetër ka ndërmarrë një fushatë presionesh politike, në përpjekje për të influencuar kolegjin zgjedhor, ne shprehemi të bindur se vendimet duhet të merren bazuar në ligj dhe të pandikuara nga presioni politik”.
Mes të tjerash në deklaratë i kërkohej kryetarit të Partisë Socialiste, që të mos bënte presione për të influencuar Kolegjin Zgjedhor.
Në përfundim Tabaku shtoi se, kryesocialisti Edi Rama nuk i është përgjigjur ende pyetjes së shumë qytetarëve se përse nuk dëshironte që të numëroheshin votat e qytetarëve.
a.y/NOA