Tiranë, 9 qershor 2011 NOA- Zbardhen informacione të reja lidhur me vetëvrasjen e inspektorit 43 vjeçar, Beqir Dauti. Bëhet e ditur se në momentet kur është shkrepur arma, në banesën ë familjes Dauti, pranë rrugës "Don Bosko" ka qenë edhe djali 13 vjeçar. Burimet bëjnë me dije se inspektori i policisë në komisariatin numër 3 prej disa kohësh kishte mësuar se vuante nga sëmundja e kancerit. Zyrtarisht nuk konfirmohet ende se cilat mund të kenë qenë arsyet e vetëvrasjes, por dyshimet paraprake flasin për një mundësi depresioni, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësi e vrasjes aksidentale gjatë pastrimit të pistoletës tip TT nga vetë Beqir Dauti.
a.q/NOA