English

Vret veten inspektori i policisë

Tiranë, 9 qershor 2011 NOA- Beqir Dauti, inspektor i policisë në komisariatin numër 3 ka vrarë veten me pistoletën e tij, pak minuta pas mesditës. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në rrugën “Don Bosko”. Policia e kryeqytetit ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet. Nuk ka ende asnjë dyshim lidhur me arsyet që e çuan Dautin drejt vetëvrasjes.

a.q/ NOA

KOMENTE