Durrës, 10 qershor 2011, NOA- Dhuna brenda familjes ka goditur sërish, këtë herë nuk bëhet fjalë për grindje dhe rrahje mes bashkëshortëve por për dhunimin e nënës së moshuar nga i biri.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se lidhur me këtë rast, ka marrë një padi ku një grua e moshës 68-vjeçare, po nga ky qytet ka bërë kallëzim ndaj djalit të saj.
Në dëshminë e dhënë në polici mësohet se e moshuara të ketë thënë se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike djali me iniciale R.H., i moshës 48 vjeçare.
Nga ana e Gjykatës së Rrethit të Durrësit është lëshuar për të moshuarën urdhri i Mbrojtjes.
a.y/NOA