English

Akuza zyrtarit kroat, eliminoi civilë gjatë viteve ‘90

E premte, 10 qershor 2011, NOA- Një ish-zyrtar i Ministrisë së Brendshme Kroate është akuzuar për krime lufte gjatë viteve ’90.

Mediat kroate bëjnë me dije se bëhet fjalë për Tomisllav Mercep, i cili dyshohet se ka eleminuar civilë serbë gjatë luftës.

Mësohet se gjykimi i paanshëm i kriminelëve të luftës, është një ndër kushtet kryesore për integrimin në Bashkimin Europian për Kroacinë.

Sakaq dyshohet se njësia ushtarake që komandonte Mercep ka ekzekutuar 43 civilë, si dhe ka zhdukur tre persona të tjerë.

a.y/NOA

KOMENTE