Alesandria, 10 qershor 2011 NOA- Pas 6 vjetësh kërkimi ka përfunduar në prangat e policisë italiane shqiptarja e akuzuar për fallsifikim dokumentash. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana informon se më datë 09.06.2011, në Alessandria, Itali, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mimoza Lugjaj, vjeç 47, lindur në Peshkopi dhe banuese në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 08.02.2005, e ka dënuar shtetasen e mësipërme me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga nenet 135, 25 dhe 186/2 të Kodit Penal.
a.q/NOA