English

Cliff: Kufijtë nuk preken, Kosova të refuzojë imponimet e Serbisë

Prishtinë, 10 qershor 2011, NOA- Jan Cliff, ambasadori i Britanisë në Kosovë shprehet se pavarësisht diskutimit mes Prishtinës e Beogradit çështja e kufijve nuk do të preket.

Më tej ai ka shtuar se edhe në rast se Serbia bën një propozim të tillë Kosova duhet ta refuzojë prerë dhe të vijojë dialogun për çështje të tjera.

“Nëse imponohet një temë e tillë, këshilla ime për qeverinë e Kosovës do të ishte që ta refuzonte, por jo të braktiste tryezën e bisedimeve. Axhenda e bisedimeve Prishtinë-Beograd përfshin çështjet praktike dhe jo ato të ripërcaktimit të kufijve. Nuk do të ketë projektim të ri të kufijve, një gjë të tillë nuk e përkrah as qeveria ime”, është shprehur Cliff.

a.y/NOA

KOMENTE