Gjermani, 10 qershor 2011 NOA- Burimi i epidemisë së E.Coli ka “shumë mundësi" të jetë në bishtajat e fasuleve (mashurkat), sipas drejtorit të institutit Robert Koch, Reinhardt Burger. “Personat të cilët kanë konsumuar bishtajat janë më të prirur të vuajnë nga diarreja “, ka sqaruar Burger, duke nënvizuar se epidemia nuk është zhdukur.
Një shoqëri prodhimi në veri-perëndim të Gjermanisë dyshohet të jetë qendra e epidemisë së E.Coli. Që sot ajo është mbyllur zyrtarisht dhe sipas autoriteteve shëndetësore gjermane janë tërhequr nga tregu të gjitha produktet e shoqërisë, përfshirë edhe bishtajat.
Alarmi vazhdon, deri më sot 30 viktima Gjermania, e ndihmuar nga Evropa duhet të vazhdojë kërkimet për të zbaluar shkaqet e bakterit vrasës. Vendi vazhdon të jetë në kushtet e emergjencës, ndërkohë që autoritetet pohojnë se janë 2.808 persona të prekur, 722 kanë shfaqur sindromat e para ndërsa 30 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 29 në Gjermani dhe 1 në Suedi.
a.q/NOA