English

Feston ditëlindjen me 1 mijë e 500 persona të ftuar gabimisht nga Facebook

Hamburg, 10 Qershor NOA - Para se të postojmë në Facebook një ftesë feste, është gjithmonë mirë të përcaktojmë se mesazhi i dërguar të mos jetë i dukshëm për të gjithë.

Përndryshe mund të përsëritet ajo çka ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, ku një vajzë me emrin Thessa, kishte harruar për të përcaktuar se festa ishte private dhe do të festonte 16-vjetorin e saj vetëm me miqtë e saj.

Si rrjedhojë ajo u përball me një kaos të vërtetë ku në shtëpinë e saj gjeti një total prej 1 mijë e 500 personash. në këtë mënyrë për të sjellë kontrollin e situatës ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë, disa prej të cilëve erdhën dhe me kuaj.

Sipas zëdhënësit të agjentëve, bilanci i personave që kishin ardhur në këtë ditëlindje ishte i barasvlershëm me atë të një luftë të vogël.

Njëmbëdhjetë persona përfunduan në burg, një agjent policie mbeti i plagosur, me dhjetëra vajza u kthyen në shtëpi me këmbë të përgjakura si pasojë e xhamave që ishin në rrugë nga shishet e thyera. Sikur të mos mjaftonte ishte e nevojshme dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve për të shuar dy zjarre të vogla që u krijuan gjatë festimeve.

“Megjithatë duhet theksuar se festa ishte një sukses i vërtetë”, - këto ishin fjalët e Thessa, e cila pati kurajën të deklaronte këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE