Paris, 10 qershor 2011, NOA- Presidentin e Francës Nikolas Sarkozi nuk e dëshiron shumica e francezëve.
Ndonëse një pjesë e qytetarëve shpreson në një fitore të dytë të Presidentit të deritanishëm në vitin 2012, sipas një sondazhi të institutit “Interactive Harris” realizuar nga e përjavshmja “Marianne” rezulton se 57% e popullit francez mendojnë se Sarkozi do të rizgjidhet. Megjithatë, shumica e të anketuarve rreth 70% e tyre, shpreson për një humbje dhe mposhtje të kreut të Elizesë.
a.y/NOA