English

Fratini: Për zgjedhjet, të zbatohet ligji dhe të lihen gjykatat të vendosin

E premte, 10 qershor 2011, NOA- Në kuadër të vizitës së tij në Itali Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto është takuar me homologun Italian Franko Frattini ku kanë diskutuar lidhur me situatën paszgjedhore në vend.

Në takimin mes tyre, ministri Haxhinasto iu përgjigj interesimit të zotit Fratini për situatën paszgjedhore në vendin tonë, ku e informoi me situatën pas përfundimti të tyre.

Lidhur me këtë çështje Ministri i Jashtëm Frattini u shpreh se në këtë rast duhet që ligji të zbatohet dhe të lihen gjykatat që të vendosin.

“Vendimet e gjykatës duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe rezultati duhet të respektohet”, mësohet të jetë shprehur Frattini.

Sakaq ai ka shtuar se respekti ndaj ligjit dhe zbatimi i tij, siç përcaktohet në legjislacionin vendas, është një provë që e kualifikon Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ky takim erdhi gjatë punimeve të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore, që u mbajt në Trieste.

a.y/NOA

KOMENTE