Tiranë, 10 qershor 2011, NOA- Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ankimimit të Bashksië së Tiranës për prishjen e Piramidës, pas vendimit të marrë për shndërrimin e saj.
Mësohet se në rast të prishjes së Piramidës në vendin e saj do të ndërtohet kompleksi i ri parlamentar.
Nga ana e saj Bashkia e Tiranës kërkon rrëzimin e kësaj kërkese, pasi sipas saj një vendim i tillë është i kundraligjshëm dhe se prishet një vlerë e veçantë për kryeqytetin.
Aktualisht anëtarët e trupit gjykues të kësaj gjykate janë tërhequr për të marrë vendimin.
Lidhur me këtë betejë kryesisht opozitë-maxhorancë, do të jetë pikërisht hallka më e lartë e ankimimit Gjykata Kushtetuese, ajo që do i japë të drejtë njërës palë apo tjetrës, ndërsa Tirana, do të mësojë edhe formën e re të saj.
a.y/NOA