English

Historia e trishtueshme e vajzës që nga obeze është kthyer në anoreksike

Britani e Madhe, 10 Qershor NOA - Ka prekur të gjithë Britaninë e Madhe historia e Malissa Jones, 21-vjeçare angleze nga North Yorksire, e cila peshonte 174 kilogramë dhe në 18 muaj falë një terapie, shkoi në 40 kilogramë.

Shumë, ka kaluar nga obeze në anoreksi, madje me të gjitha rreziqet e këtij rasti.

Është duke rrezikuar jetën dhe pikërisht për këtë arsye është kthyer në një simbol për të gjithë vajzat që vuajnë nga diçka e tillë.

“Mos u operoni, duhen vetëm dieta konstante dhe ushtrime fizike”, - manifeston ajo.

Në 18 muaj ka arritur të heqë 130 kilogramë, një ndërhyrje që duhet thënë se ka dalë jashtë çdo parashikimi të mjekëve.

Malissa reduktoi peshën dhe shkoi në një të katërtën e asaj fillestare.

Tani në rast se nuk konsumon sasinë e ushqimeve të nevojshme për trupin e saj i mbeten vetëm 6 muaj jetë.

Gjithçka lindi kur mjekët pas një kure të vazhdueshme pa shumë rezultate me fizikun e vajzës, i ofruan familjes operacionin me një kosto prej 10 mijë sterlinash, për të reduktuar stomakun dhe zorrët në mënyrë që ushqimi të pësonte një tretje më të mirë.

Fillimisht ky “bast” po shkonte në mënyrën më të mirë por më pas situata doli tërësisht nga kontrolli.

r.b/NOA

KOMENTE