English

Jahjaga: Kontributi i Adem Jasharit, bazë për ndërtimin e shtetit

Prekaz, 10 qershor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e vlerësoi figurën e Adem Jasharit dhe sakrificën e tij si një model motivimi dhe shtytje për gjeneratat e ardhshme.

Në vizitën e parë në Prekaz, Jahjaga u takua me përfaqësuesin e familjes Jashari, Murat Jashari, duke i shprehur atij respektin më të lartë.

Ajo u ndal në Kompleksin Memorial Adem Jashari, me rastin e 133 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Sipas saj vepra e komandimit legjendar Adem Jashari dhe e bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bazë për ndërtimin e shtetit dhe shtytje për institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë drejt synimeve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

a.y/NOA

KOMENTE