English

Kushtetuesja rrëzon ankimin e Bashkisë, te Piramida Kompleksi i ri Parlamentar

Tiranë, 10 qershor 2011, NOA- (Update) Pas shqyrtimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të ankimimit të Bashkisë së Tiranës për prishjen e Piramidës, ky pretendim është rrëzuar.

Pas dëgjimit të pretendimit të palëve, ku nga njëra anë ishte Bashkia e Tiranës dhe nga ana tjetër përfaqësues të Këshillit të Ministrave, me këtë vendim i hapet rrugë ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar.

Sakaq theksohet se bashkia kërkoi pezullimin e punës për prishjen e Piramidës, dhe rrëzimi i kërkesës së saj nga ana e trupës së gjyqtarëve u bë për mungesë provash.

Me këtë vendim duket se merr fund edhe debati për prishjen ose jo të Piramidës, dhe pritet që të nisë puna, për kompleksin e ri parlamentar për të cilin u organizua edhe një konkurs për përzgjedhjen e projektit më të mirë dhe nxjerrjen e studios fituese.

a.y/NOA

KOMENTE