English

Ndotja e mjedisit, gjobë 100 mln lekë për shkelësit e ligjit

Tiranë, 10 qershor 2011 NOA- Pas miratimit në kuvend të ligjit për mjedisin, ministri Fatmir Mediu ka sqaruar disa prej pikave kryesore. Kështu, ligji i ri parashikon gjoba të rënda si dhe rehabilitim i zonave të ndotura. Ministri Mediu deklaroi se gjobat, në rast të ndotjes së ujrave shkojnë deri në 100 milion euro dhe pritet që të ketë një ndikim të menjëhershëm përsa i përket mbrojtjes së mjedisit në vend.

Sipas anëtarit të kabinetit qeveritar, sa i takon debatit të fundit, që ka të bëjë me punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në pjesën që prek Kopshtin Botanik, është aplikuar tashmë për leje mjedisore prej firmave ndërtuese dhe ministria e mjedisit do të ndjekë me vëmendje procedurat. a.q/NOA

KOMENTE