Fier, 10 qershor 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme Fieri dhe disa zona rreth tij do të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.
Në një njoftim të Operatorit të Sistemit të Transmetimit bëhet me dije se si rezultat i punimeve për remontin linjës së tensionit të lartë Fier- Selenicë, gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri ne ora 13:00.
Sipas OST. Sh.a zonat që do të kenë kufizime të energjisë elektrike janë zonat Vaine, Sevaster, Llakatund dhe Cakran.
a.y/NOA