English

Parashikimi i motit për 11 Qershor 2011

Tiranë, 10 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër i gjithë territori shqiptar do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Mëngjesi do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa me vranësira dhe shira të dobët në zonat malore. Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të vendit.

Edhe gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbeten me kthjellime duke lënë sërish zonat malore me vranësira dhe shira të izoluar. Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të jenë në juglindje të vendit. Vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në këto zona edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe në Jon dallgëzim 2 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga vranësira dhe shira ku më problematike situata do të jetë në Europën Veriore, Veriperëndimore si edhe një pjesë të Europës Qendrore. Shira të dendur do të bien edhe në vendet e Balltikut, Ishujt Britanike. Po ashtu vranësira, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në Alpe dhe Italinë Veriore. Përsa i përket gadishullit të Ballkanit vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë pasdites dhe natës në Ballkan edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Me mot të kthjellët do të jenë Europa jugperëndimore dhe Verilindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Italia veriore do të rrezikohet nga shira intensiv

- Zona e Alpeve rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere

- Ishujt Britanike rrezikojnë stuhi të forta ere dhe shira të dendur

a.y/NOA

KOMENTE