Fushë Krujë, 10 qershor 2011, NOA- (Update) Lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen e Taleve të Fushë Krujës, policia bën me dije se persona akoma te paidentifikuar kane vendosur një sasi lënde shpërthyese në një urë në rrugën dytësore Fushë Krujë-Laç, rruga e vjetër.
Theksohet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëmtime të urës të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Nga ana e policisë së Fushë Krujës vazhdon kryerja e veprimeve të para hetimore si dhe puna për identifikimin e kapjen e autorëve të ngjarjes, të cilët pas identifikimit pritet të përballen me drejtësinë.
a.y/NOA