Durrës, 10 qershor 2011 NOA- Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 563 kg kanabis sativa dhe arrestimin e poseduesit të saj. Burime nga policia njoftuan se është arrestuar 20-vjeçari Florenc Dhëmbi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e tij në lagjen Nr. 13 në Durrës u bë i mundur sekuestrimi i drogës. Sipas policisë droga është gjetur e ndarë në 110 qese farmaceotike e cila ishte bërë gati për shitje.
a.q/NOA