Prishtinë, 10 qershor 2011, NOA- ProCredit Bank dhe DokuFest gjatë ditës së nesërme në orën 14.00 mbajnë një konferencë në Zyrën Qendrore të ProCredit Bank në Prishtinë.
Në këtë konferencë do të shpalosen detaje rreth Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest që sivjet shënon edicionin e 10-të jubilar, ndërkohë që ky është viti i shtatë që ProCredit Bank mbështetë këtë ngjarje kulturore.
Mësohet se pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Florin Lila, zëvendësdrejtor Gjeneral i ProCredit Bank dhe Aliriza Arënliu, Drejtor Ekzekutiv i Festivalit DokuFest.
a.y/NOA