English

Rosita, lind lopa e parë që prodhon qumësht njerëzor

Argjentinë, 10 qershor 2011, NOA- Në Argjentinë ka lindur lopa e parë në botë e cila është në gjendje të prodhojë qumësht njerëzor, njëlloj si nënat që sapo kanë lindur, kjo arritje është bërë e mundur falë disa gjeneve njerëzore të futura në ADN-në e saj.

Lopa e klonuar quhet Rosita, bën të ditur laboratori i Argjentinës dhe ka lindur më 6 prill me lindje cezariane sepse peshonte 45 kilogramë, dyfishi i normales dhe kur të rritet do të prodhojë qumësht të njëjtë me qumështin e njeriut.

Shkencëtarët e Pekinit pohojnë se kanë tashmë 300 lopë transgjenetike të cilat prodhojnë aktualisht qumësht të ngjashëm me atë të njeriut.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Bruno Kelmendi09:55 - 11 Qershor 2011
    jaaa ku ka arrit shkenca njerzore te prolloje lopa qumesht njeriu bravo
  • Anizel21:17 - 10 Qershor 2011
    .Urime Lopës Rosita. Edhe emrin e ka si të njeriut.Tashi i mbetet gruas me emrin Laramane,që të prodhojë qumësht lope. :) :) :) :)