English

Sekuestrohet arma e zjarrit, u përdor për kanosje personi

Shijak, 10 qershor 2011 NOA- Gjendet arma me të cilën një 22 vjeçar kanosi shtetasin S. Greca pak ditë më parë. Policia e Shijakut ka bërë me dije se është gjetur arma e zjarrit, pistoletë Zastava me 5 fishekë kalibër 6, 35 mm; armë e përdorur më datë 07.06.2011 nga shtetasi Alban Greca, 22 vjeç, banues ne Hardhishte Shijak Durres, i arrestuar për kanosjen e shtetasit S.Greca. U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së gjetur dhe materialet shtesë për veprat penale të kanosjes, mbajtjes pa leje te armëve luftarake, prishjes së qetesisë publike iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.q/NOA

KOMENTE