Shkodër, 10 qershor 2011 NOA- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi inspektoi punimet në rrugën Shkodër- Hani i Hotit. Olldashi ka inspektuar punimet që nga Shkodra deri në komunën e Kastratit segment i rëndësishëm ky për veriun e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, ministri i transporteve ka deklaruar se ka përfunduar pjesa më e rëndësishme e infrastrukturës nëntokësore dhe tashmë punimet janë në rrugë të mbarë ndërsa brenda 3 muajsh, pritet të përfundojë asfaltimi në disa pjesë të këtij segmenti. Rruga Shkodër- Hani Hotit është një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane që kap shfrën 31 milion euro. Në këtë projekt është përfshirë ndertimi i disa veprave të artit ku mund të përmendim ndërtimin e 6 urave. Ky segment pritet të jetë tepër i rëndësishëm për zhvillimin e veriut të Shqipërisë.
a.q/NOA