Fushë-Krujë, 10 qershor 2011, NOA- Fushë Kruja është zgjuar e tronditur mëngjesin e sotëm pas ku një sasi eksplozivi është vendosur mëngjesin e sotëm në urën pranë fshatit Zallë në Fushë Krujë.
Mësohet se kjo ngjarje është shënuar në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 02.00 dhe si pasojë e shpërthimit ka ngelur e dëmtuar një pjesë e madhe e urës.
Si pasojë e saj është bllokuar qarkullimi i mjeteve pasi kjo urë shërbente si rrugë lidhëse mes Fushë Krujës me fshatin Zallë dhe fabrikën e çimentos, gjë që ka sjellë një rëndim të trafikut, por fatmirësisht si rrjedhojë e shpërthimit nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz
Jo vetëm kaq por një tjetër shpërthim ka ndodhur në një shtyllë të tensionit të lartë dy ditë më parë në afërsi të fshatit Borizanë.
Pasi është identifikuar rasti ka nisur puna e menjëhershme nga ana e forcave zjarrfikësve si dhe nga ana e policisë kanë nisur hetimet për hedhjen dritë mbi ngjarjen si dhe për vënien e autorëve para drejtësisë.
a.y/NOA