English

Vizat, Berisha: Shqiptarët treguan se janë qytetarë të denjë të BE-së

Tiranë, 10 qershor 2011 NOA- Një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit evropian për situatën në Ballkan, pas heqjes së regjimit të vizave, kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Integrimit.

Berisha tha se “ Pas analizës së KE-së rezulton se Shqiperia është në parametrat më optimalë. Janë bërë përpjekje për të konsoliduar më tëj kërkesat e udhërrëfyesit”.

Duke iu referuar raportit të Komisionit, Berisha vërejti se pas vendosjes së rregjimit të ri nuk ka rritje të numrit të azil-kërkuesve nga Shqipëria.

“Kjo është dëshmi e përgjegjshmërisë së shqiptarëvë për vendimin. Detyra jonë tashmë është konsolidimi i udhërrëfyesit. Pas propagandës televizive për të qartësuar qytetarët, detyra jonë është ta vazhdojmë atë”, nënvizoi kryeministri Berisha, i cili kërkoi nga ministri i brendshëm vazhdimin e transmetimit të spoteve televizive për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me zbatimin e rregullores së regjimit të ri të lëvizjes në zonën shengen.

Berisha tha se “Duhet tu bëhet e qartë qytetarëve se një veprim i pamatur dëmton interesin e mijëra shqiptarëve”.

Plani i veprimit për 12 rekomandimet e KE-së

“Opozita të heqë dorë nga bllokimi, pasi kjo praktikë është dritëshkurtër dhe thellësisht kundër-produktive”, ka deklaruar kryeministri Berisha ndërsa është ndalur në plotësimin e 12 rekomandimeve që sugjerohen për anëtarësimin në BE.

Berisha përsëriti se “Rezultati i ngushtë në bashkinë e Tiranës është dëshmi e shtetit ligjor. Nuk zgjidhen problemet duke vënë në shigjetë një grup gjykatësish.

Testi i zgjedhjeve po e provon këtë, ndaj uroj që opozita të përmbushë detyrimet e veta”.

Kryeministri apeloi disa herë të majtën të heqë dorë nga bllokimi i miratimi të ligjeve në kuvend, në emër të asaj që Berisha e cilësoi si alternativa që u duhet qytetarëve shqiptarë.

a.q/NOA

KOMENTE