English

Vodhi kompjuterat, kapet hajduti i shkollës 9-vjeçare

Fier, 10 qershor 2011, NOA- Policia e Fierit ka arrestuar një 35 vjeçar i cili dyshohet të jetë autori i vjedhjes së disa kompjuterave në një shkollë 9-vjeçare të këtij qyteti.

Tim Behari banues në Tiranë, është identifikuar nga blutë e Fierit si personi i cili në bashkëpunim me persona të tjerë të jetë autori i vjedhjes se 11 kompjuterave në shkollën 9 vjeçare të fshatit Vajkan pak ditë më parë.

Lidhur me arrestimin e tij, Prokuroria e këtij qyteti ka nisur hetimin për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”, ndërsa nga ana e policisë po vazhdon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE