English

17 vjeçari hajdut grabiti banesën, përfundon në burg

Laç, 11 qershor 2011, NOA- Policia e Laçit ka arrestuar një 17 vjeçar i identifikuar si M.Trokthi banues në këtë qytet pasi rreth një vit më parë në bashkëpunim me disa të tjerë ka hyrë në banesën e një shtetaseje për të vjedhur.

Mësohet se Trokthi ishte dënuar më parë edhe për shitje dhe trafik të lëndëve narkotike, ndërsa këtë herë në bashkëpunim me Agustin Dedaj, i ndaluar më herët dhe Preng Gjoka i shpallur në kërkim nga policia të cilët mësohet të kenë hyrë në banesën e shtetases S. S, banuese në lagjen Nr.3 në Laç dhe kanë vjedhur një sasi prej 35.000 lekë, dy kamera filmike, një aparat celular dhe disa bizhuteri.

Ndërsa Preng Gjoka është shpallur në kërkim, ndaj 17 vjeçarit Trokthi po hetohet për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE