Gjirokastër, 11 qershor 2011, NOA- Policia e Gjirokastrës gjatë mbrëmjes së djeshme ka bërë të mundur arrestimin e një 33 vjeçari i cili ishte dënuar më parë.
Bëhet fjalë për Hristo Zoto, lindur në Piskovë të Përmetit dhe banues në Durrës, pasi në dhjetorin e kaluar Gjykata e Gjirokastrës e ka shpallur këtë të fundit fajtor për veprën penale të “Mashtrimit”, dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg.
Mësohet se i ndaluari gjatë vitit 2009, ka mashtruar një shtetas tjetër nga Përmeti duke i marrë atij 800 euro me pretendimin se do ta ndihmonte për të shkuar në shtetin grek.
Kapja e këtij shtetasi u bë në fshatin Piskovë të rrethit Përmet në bazë të të dhënave të marra dhe lidhur me të materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit.
a.y/NOA