Vlorë, 11 qershor 2011, NOA- Operacioni i koduar “Pavarësia” ka bërë të mundur arrestimin e Skerdilajd Mitros, 41 vjeç nga Vlora.
Mësohet se arrestimi i tij u bë pasi nga informacionet e marra nga blutë e qytetit rezultonte se ky shtetas tregtonte lëndë narkotike në qytet me qëllim përfitimi.
Kjo gjë u provua edhe gjatë një kontrolli fizik ushtruar ndaj tij ku u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 0.5 gr pluhur ngjyrë bezhë e dyshuar si heroinë.
Pas kësaj gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe, 29.5 gr pluhur bezhë e dyshuar si “Heroinë”, 260 gr lëndë bimore e dyshuar si marijuanë, 1 peshore elektronike Scale si dhe 2 aparate celularë.
Sipas policisë, sasia e lëndës së dyshuar si heroinë me një peshë të përgjithshme prej 30 gr ishte e ndarë në 90 doza dhe ishte e destinuar për tu tregtuar në qytetin e Vlorës.
Nga ana e Prokurorisë së Vlorës nisën hetimet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndës narkotike”.
a.y/NOA