E shtunë, 11 qershor 2011, NOA- Këngëtarja e famshme Britney Spears krahas për këngët, më së shumti zë hapësirë në media për jetën e saj private.
Sërish Spears ka zënë faqet e para të të përditshmeve botërore, pasi ajo do të martohet sërish, këtë radhë për herë të tretë.
Martesa e parë e këngëtares ishte me Kevin Federline, me të cilin ka edhe dy djem, ndërsa martesa e dytë është cilësuar më e çuditshmja pasi ka zgjatur vetëm 55 orë dhe bëhej fjalë për një shok të vjetër me të cilin ishte në Las Vegas duke pirë në momentin e marrjes së vendimit.
Së fundmi lumturia duket se ka trokitur sërish tek mbretëresha e pop-it, ku flitet se do të organizohet një ceremoni martesore në Hawai, me të fejuarin e saj prej disa kohësh Jason Travick.
Theksohet se martesa do të zhvillohet në intimitet dhe fshehtësi të plotë dhe numri i të ftuarve do të jetë i vogël, vetëm rrjeti i ngushtë i tyre.
a.y/NOA