English

Cunami, 100 mijë vetë ende në strehime emergjence

Japoni, 11 qershor 2011 NOA- Tre muaj pas katastrofës së trefishtë, tërmetit, cunamit dhe incidentit bërthamor, rreth 100.000 vetë jetojnë ende në strehime emergjence. Në provincën e goditur rëndë, Fukushima, sipas njoftimeve të mediave lokale ka përfunduar ndërtimi i rreth 28.000 banesave të reja. Por ky numër është i pamjaftueshëm. Dhjetëra mijëra vetë, të cilët kanë humbur si pasojë e katastrofave vendin e punës, kërkojnë tani me dëshpërim mundësi të reja për sigurimin e jetesës. Njëkohësisht në mesin e popullsisë po shtohet shqetësimi për rrezatimin radioaktiv dhe ujin e rrezatuar, që vazhdojnë të dalin nga centrali i dëmtuar bërthamor, Fukushima. Në shumë qytete të vendit ka pasur demonstrime kundër përdorimit të energjisë bërthamore.

a./NOA

KOMENTE