English

Dy të rinj vodhën tre lokale, bien në duart e policisë

Laç, 11 qershor 2011, NOA- Dy të rinj nga qyteti i Laçit kanë rënë në duart e policisë pasi akuzohen për vjedhjen e tre lokaleve, brenda tre muajve.

Sipas policisë së qytetit bëhet fjalë për Marjan Gjokën 21 vjeç, me arsim 4 klasë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe M. Rica, 15 vjeç.

Sipas policisë dy djemtë e rinj gjatë muajit nëntor kanë vjedhur lokalin e shtetasit A.T, gjatë muajit dhjetor kanë vjedhur lokalin e shtetasit A. P dhe në janar kanë vjedhur lokalin e shtetasit P.S.

a.y/NOA

KOMENTE