E shtunë, 11 qershor 2011, NOA- Bakteri E.Coli po zgjeron përmasat e tij, madje është cilësuar nga ekspertët e mjekësisë se është shpërthimi më vdekjeprurës i këtij lloji në historinë moderne ku mbi 24 vetë kanë humbur jetën dhe më shumë se 2400 njerëz janë sëmurur.
Një tjetër alarm lidhur me këtë bakter është dhënë edhe nga autoritete shëndetësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët janë shprehur se, mbërritja e E.Colit në vend mund të jetë vetëm një çështje kohe dhe në rast mbërritje është frik për epidemi.
Raportohet se katër vetë në Amerikë që kanë vizituar Gjermaninë janë sëmurur, ndërsa Gastroenterologia Robynne Chutkan, në Spitalin Georgetown të Uashingtonit, thotë se së shpejti në Shtetet e Bashkuara do të ketë edhe raste të tjera me E. Coli, për shkak të udhëtimeve drejt Europës.
Nga ana e zyrtarëve të shëndetit në Shtetet e Bashkuara u publikuan të dhëna që tregojnë se një numër në rritje njerëzish ishin sëmurur nga forma të rralla të E. Colit në Amerikë gjatë vitit të kaluar.
a.y/NOA