English

Erdogan i ofron garanci Gedaffit

Ankara, 11 qershor 2011, NOA- Turqia i ka afruar “garanci” liderit libian Muamer Gedaffit, për ta nxitur që të lerë vendin e tij.

Këtë fakt e komunikoi kryeministri turk, Rexhep Taip Rdogan gjatë një interviste televizive sipas të cilit Gedaff nuk ka rrugë tjetër përveç largimit nga Libia.

“Ne kemi ofruar siguri se do të bëjmë gjithçka është e mundur në mënyrë që ai të mund të shkojë ku të dojë” deklaroi Erdogan.

Sipas tij në bazë të përgjigjes që Gedaff do të japë, shtoi kryeministri turk, ne do të pyesim aleatët por kjo përgjigje nuk na është dhënë ende.

a.y/NOA

KOMENTE