English

Gjendet e pajetë kufoma e një femre në Durrës

Durrës, 11 qershor 2011, NOA- Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Ishmit në Durrës është gjetur i pajetë një kufomë e seksit femër.

Sipas policisë kufoma është e dekompozuar çka ka vështirësuar edhe identifikimin e saj, por të dhënat flasin se viktima mund të jetë rreth moshës 30-vjeçare.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë sinjalizuar policinë për këtë rast, pasi trupi i saj u gjend i hedhur në një kanal, por ajo që u ka tërhequr vëmendjen qytetarëve ka qenë edhe era që vinte nga vendi ku ndodhej kufoma.

a.y/NOA

KOMENTE