Durrës, 11 qershor 2011, NOA – Trupi i pajetë i një femre është gjetur mbrëmë në rrugën e fshatit Ishëm në qytetin e Durrësit.
Kufoma që i përkiste një femre të moshës nga 28 deri në 35 vjeç ishte e dekompozuar.
Për arsye të dekompozimit të trupit identiteti i kufomës nuk mund të zbulohet pa u bërë autopsia e saj dhe përcaktimi i shkaqeve të vdekjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Sipas policisë ende nuk mund të kuptohet cila është arsyeja e vdekjes, por policia ka hedhur edhe pistën e vrasjes, për shkak se edhe femra të tjera janë bërë pre e vrasjes në zona të ndryshme të vendit.
Ngjarja sipas policisë mendohet të ketë ndodhur mbi 10 ditë më parë.
Tashmë për zbardhjen e ngjarjes pritet vlerësimi i ekspertëve mjeko-ligjorë, ndërkohë që për trupin e gjetur po heton edhe Prokuroria e Durrësit.
mit/NOA