English

Gjermania garanton Kosovën për njohjen e pavarësisë nga 5 vende të BE

Berlin, 11 qershor 2011, NOA- Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle i ka shprehur homologut të tij kosovar Enver Hoxhaj mbështetje dhe lobim për njohjen e mëtejshme të pavarësisë.

“Ne jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit ka përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni kanë një të ardhme europiane”, është shprehur Westerwelle.

Më tej ai ka premtuar se lidhur me pavarësinë, se Gjermania do fokusohet kryesisht tek ato 5 vende të Bashkimit Europian të cilat nuk e kanë njohur ende atë duke e garantuar se do punojë fuqishëm me to.

Mësohet se mbështetja u dha gjatë një takimi të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Berlin ku ka përsëritur edhe njëherë faktin se qëndrimin zyrtar i Gjermanisë është kundër ndarjes së Kosovës dhe ripërcaktimit të kufijve në Ballkan.

a.y/NOA

KOMENTE