Tiranë, 11 qershor 2011, NOA – Pas vetëvrasjes me armë në shtëpi të inspektorit të policisë së Tiranës Beqir Dauti dy ditë më parë, depresioni mendohet të jetë arsyeja e hedhjes nga kati i nëntë i pallatit të 26-vjeçarit Elton Brahimi, një ngjarje e ndodhur në mes të ditës në sytë e kalimtarëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës në Tiranë, ku Elton Brahimi u hodh nga dritarja e apartamentit që ndodhet në katin e nëntë të një pallati nëntëkatësh në zonën “Zogu i Zi” duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia e Tiranës pas këqyrjes së trupit të pajetë dhe vendit nga ku ai ishte hedhur ka hedhur pistën e vetëvrasjes së të riut.
Duke iu referuar momentit të ngjarjes dhe zonës ku ndodhi ajo ka shokuar banorët e pallatit që kanë qenë në rrugë.
Trupi i të riut është dërguar në morgun e Tiranës, ku pritet t’i kryhet autopsia.
Megjithatë hetimet e policisë për këtë ngjarje të rëndë vijojnë.
mit/NOA