English

Kroaci, “eliminohet” talenti kosovar

Zagreb, 11 qershor 2011 NOA- Në kohën kur vlerësohej si favorit absolut për ta fituar krejt garën, kosovari Mark Marku eliminohet nga show "Kroacia kërkon një yll" (Hrvatska Trazi Zvjezdu- HTZ).

Gjatë spektaklit u vërejt se Marku nuk ishte në formën më të mirë, dhe këtë herë juria e teleshikuesit e kanw dënuar duke mos e votuar. Ai këndoi 3 këngë, dhe pati probleme me njërën, por në të dy tjerat a ishte i nivelit shumë të mirë si zakonisht.

Vetëm javën e kaluar, të gjithë në Kroaci thanë se Marku ishte i pakonkurrencë dhe se e meritonte të fitonte të gjitha sezonet e HTZ. Në finale do të jenë Marcela Orosi dhe Goran Kos. Histori të njëjtë pati edhe Ardian Bujupi në DSDS të Gjermanisë, ku përkundër favorizimit nga publiku, nuk e arriti finalen.

KOMENTE