Lampeduza, 11 qershor 2011, NOA- Rreth 700 emigrantë kanë zbarkuar gjatë orëve të fundit në ishullin italian të Lampeduzës.
Pavarësisht apeleve të shumta për mbipopullim të ishullit dhe ndotjes apo rrezikut nga epidemitë edhe gjatë 24 orëve të fundit tre varka janë dyndur në brigjet e këtij ishulli, por për shkak të avarisë që kishin pësuar kanë qenë rojat bregdetare ato që u kanë ardhur në ndihmë pak milje larg teksa ndodheshin ende jashtë ujërave territoriale.
Shumica e emigrantëve mësohet të vinin nga Libia për shkak të situatës konfliktuale që ndodhet në vend, prej përplasjeve mes kryengritësve dhe përkrahësve të regjimit të kolonelit Muamer Gedaff.
a.y/NOA