Londër, 11 maj, NOA – Një gji i ri si dhuratë për ditëlindje. Sarah Burge i ka bërë dhuratë vajzës së saj vetëm 7 vjeçe një gji të ri. Në fakt, nëna ka paguar 10 mijë sterlina për një ndërhyrje kirurgjikale për zgjerimin e gjirit, që do të përdoret kur fëmija të jetë 16 vjeçe.
Në rast se vajza do të jetë e kënaqur me gjoksin e saj, ajo mund ti përdorni sterlinat për diçka tjetër.
“Nëse vajza kur të rritet do të jetë e kënaqur me gjoksin e saj, atëherë me 10 mijë sterlinat mund të bëjë diçka tjetër", thotë Sarah. Sarah nuk është kufizuar këtu, por i ka dhuruar për ditëlindje dhe një gjerdan me svaroski si dhe një fundjavë në një qendër estetike.
"Nuk po bëj asgjë të keqe, Poppy është një vajzë normale - përfundon Sarah, e cila ka shpenzuar 800 mijë sterlina për kirurgji plastike -. unë thjesht po bëj ëndrrën e saj realitet".
a.e./NOA