Shkup, 11 qershor 2011, NOA- Ndërsa partitë politike në Maqedoni të dielën e shkuar zhvilluan zgjedhjet të cilat ishin të parakohshme, duket se pas përfundimit të tyre po ngurrohet për krijimin e qeverisë.
Mediat maqedonase thonë se në radhët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE po mbizotëron qetësi dhe nuk jepen detaje lidhur me nisjen e negociatave për formimin e qeverisë.
Koalicioni i partive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevski ka siguruar vetëm 56 vende deputetësh, ndërsa nga ana tjetër, BDI si parti fituese tek shqiptarët është vendimtare për formimin e qeverisë.
Mësohet se ajo që po shkakton këtë heshtje është mungesa e sigurimit të shumicës së mandateve të deputetëve, apo 61 të tillë për formimin e qeverisë nga VMRO-DPMNE, ka vështirësuar organizimin dhe krijimin e qeverisë, kjo edhe për shkak të posteve që priten të ndahen brenda koalicionit të ardhshëm qeverisës.
a.y/NOA