Kroaci, 11 qershor 2011 NOA- Gurë dhe sende të forta janë hedhur ndaj pjesëmarrësve në paradën e homoseksualëve në qytetin Split të Kroacisë. Dhuna dhe kaosi kanë përfshirë rrugët e qytetit pas nisjes së paradës.
Mediat kroate njoftojnë se kundërshtarët e paradës i kanë gjuajtur ata me gurë dhe sende të tjera të forta. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe raportohet për 5 persona të lëndur dhe 300 të arrestuar. Së paku 3 gazetarë e kameramanë janë lënduar. Ndërkohë, parada, e para në llojin e saj në Split është ndërprerë.
a.q/NOA