English

Pas 13 vitesh zbulohet vrasja e shqiptares

E shtunë, 11 qershor 2011, NOA- Policia italiane pas 13 viteve zbulon vrasjen e një shtetase shqiptare të ashtuquajtur “Biondina nga Marlia”.

Gjykata italiane në Lucca me një urdhër arresti ka ndaluar shtetasin shqiptar Selaidin Koçi, 42 vjeçar, me banim të përkohshëm në Itali. Hetimet policore kanë nxjerrë të dhënat se Koçi është vrasësi i vajzës shqiptare në vitin 1998. Policia italiane më parë kishte arrestuar një person tjetër, të cilin e kishte dënuar me 6 vite burg për këtë vrasje, ndërsa më pas për shkak të mungesës së provave ai ishte liruar.

Por, vrasësi Selaidin Koçi menjëherë pas vrasjes së kishte bërë ishte larguar në drejtim të Shqipërisë, duke ndërruar identitetin dhe duke hyrë sërish në Itali. Ai kishte menduar se rasti ishte arkivuar nga autoritetet italiane, të cilat në vitin 2008 kanë riaktivizuar hetimet dhe që rezultuan me kapjen e vrasësit të vërtetë.

(INA)/NOA

KOMENTE