English

Pasqyra e shtypit, 11 Qershor 2011

Tiranë, 11 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 11 Qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor,“ Të dielën ceremonia, Rama fton Nanon në festën e 20 vjetorit të PS”, ku jepen detaje rreth kësaj feste 700 ftesat e

Më tej vijohet me shkrimin, “Shembja e Piramidës, Kushtetuesja rrëzon bashkinë, nuk pezullohen punimet e parlamentit të ri”, në të cilin jepet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me prishjen e Piramidës deh hapjen e rrugës për fillimin e punimeve të kompleksit të ri parlamentar.

E përditshmja “Shekulli” ka si fokus kryesor, “20 vjet PS, kujtimet e Dritëro Agollit, Servet Pëllumbit e Ramiz Alisë”, kujtime lidhur me përvjetorin e Partisë Socialiste.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është, “Prishja e Piramidës, çfarë nënkupton vendimi i djeshëm i Kushtetueses”, ku vihet vëmendja në vendimin e kësaj gjykate gjatë ditës së djeshme ku u rrëzua animimi i Partisë Socialiste lidhur me pezullimin e punimeve te Piramida.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin, “Rama përjashton Ermelinda Meksin dhe Arben Malaj”, ku thuhet se dy deputetët socialistë janë përjashtuar nga delegacioni për në KE dhe janë zëvendësuar nga preferencat e kryesocialistit, Eduard Shalsi dhe Ledi Shamku.

Më tej vijohet me shkrimin, “Berisha thirrje opozitës, mjaft më bojkotit, të punojmë për integrimin”.

Edhe kjo e përditshme ka në qendër vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thuhet: “Parlamenti i ri, Rama dështon me Piramidën”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me argumentin, “Kushtetuesja: Topi të respektojë Kuvendin,

gjykata i jep të drejtë PD për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë”.

Sakaq një tjetër titull që zë vend në faqen e parë të kësaj gazete është edhe, “Taksat e makinave ja dokumentet që duhen për të përfituar nga falja”.

Në linjë edhe me të përditshmet e tjera edhe këtu vend kyç zë përvjetori i Partisë Socialiste ku thuhet, “PS feston themelimin, merr ftesë edhe Nanua, festa nesër”.

Gazeta “Shqip” vë në qendër të saj shkrimin, “Kushtetuesja: Kuvendi dhe Topi të ndryshojnë Kushtetutën”, ku flitet për boshllëqet në Gjykatën e Lartë dhe kompetencat e Presidentit.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është, “Përsëritja e procesit zgjedhor në 8 njësi administrative, KQZ vendos në fund të muajit”.

Shpërthimi i ndodhur ditën e djeshme në një urë në Fushë Krujë vjen me titullin: “Fushë Krujë, nëntë sulem me tritol fabrikës së çimentos”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE