English

Prostituoi dhe dogji një vajzë në Itali, kapet emigranti që fshihej në Shqipëri

Luka, 11 qershor, NOA - Një tjetër emigrant shqiptar është arrestuar nga policia italiane, si përgjegjës për vrasjen e të ashtuquajturës “Marlia bionde”, vajzës së re shqiptare, e vrarë dhe e djegur në maj të vitit 1998, në provincën e Lukas në Itali.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave, viktima kishte "guxuar" të rebelohej ndaj shqiptarëve që e detyruan të prostituonte në rrugë.

Grupi në fakt, ishte i përbërë nga dhjetë shqiptarë të dedikuar për shfrytëzim prostitucioni të bashkatdhetareve të tyre në zonat e Montecatinit, Termes, Pizas dhe Sarzanas në Itali.

Në qeli për këtë vepër makabër mësohet se ka përfunduar Selaudin Koçi, 42-vjeç, i njohur me nofkën “Sabi”, i dënuar nga Gjykata e Lukas me tetë vite burg për veprën penale të shfrytëzimit për prostitucion si edhe shkatërrimin e kufomës.

Dënim që më pas iu reduktua në 4 vjet e 6 muaj.

Urdhri i ekzekutimit është nxjerrë nga prokurori i Lukas, i riformuluar në mars të vitit 2008.

Ndërsa skuadra e policisë italiane ishte angazhuar për kërkimin e tij, edhe në arenën ndërkombëtare.

Kërkimet në fillim, kanë qenë negative, ndërsa më pas, kanë nisur të përditësohen rregullisht me kalimin e kohës.

Koçi, i cili ishte kapur njëherë më 1 qershor 1999 në Piza dhe mbahej si i paraburgosur, arriti të ikte më 1 dhjetor dhe u largua për në Shqipëri të humbur gjurmët.

E pikërisht ditën e djeshme, mësohet se ai është mundur që të kapet nga policia kufitare detare në Bari.

n.e/NOA

KOMENTE